Benet Beci: Hapësirat publike nuk do të mbeten më peng i mjeteve të braktisura
Bashkia Shkodër ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga mjetet e braktisura dhe rraqet e hedhura prej vitesh në rrugët e qytetit. Kryetari i bashkisë, Benet Beci, bëri të ditur se aksioni do të shtrihet në çdo lagje të Shkodrës.
Postimi i plotë:
🚧 Hapësirat publike nuk do të mbeten më peng i mjeteve të braktisura dhe rraqeve të hedhura prej vitesh në rrugët e qytetit.
Policia Bashkiake e Bashkisë Shkodër ka nisur një aksion të gjerë për evidentimin dhe largimin e mjeteve të braktisura, të cilat zënë hapësirat publike, pengojnë lëvizjen dhe dëmtojnë imazhin e qytetit.
Prej ditësh, Bashkia Shkodër ka bërë njoftimet përkatëse duke afishuar paralajmërime tek mjetet që do të largohen, ndërsa tashmë ka nisur puna konkrete për heqjen e tyre me karrotrecin e bashkisë.
Aksioni do të vijojë në ditët në vazhdim në çdo lagje të qytetit, me synimin për të kthyer hapësirat publike në funksion të qytetarëve dhe për të garantuar më shumë rend, siguri dhe standard urban në Shkodër.
KOHA JONË SONDAZH

