
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci shkruan në Facebook:
Muaji dhjetor i është dedikuar shtimit të sipërfaqeve të gjelbërta, por edhe mirëmbajtjes së pemëve në rrugët e qytetit. Gjatë këtyre ditëve është bërë krasitja e pemëve përgjatë rrugës “Daut Boriçi” dhe do të vazhdojë edhe në rrugë të tjera të qytetit.
