Benet Beci na fton në lirikën e Liqenit të Shkodrës

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, këtë pasdite ka shpërndarë në rrjetet sociale një moment lirik të Liqenit të Shkodrës, kthimit të peshkatarëve, varkën e së cilën ndiqet nga një tufë pulbardhash.

Ky është ai çast që përcjell panoramën e përditshme që shpërfaqet në Liqen, në kolovitjen e asaj sipërfaqe që thellohet në një ngjyrë më të errët, ku reflekton qielli i vërenjtur. Për shkodranët dhe dashnorët e Liqenit kjo kartolinë është ajo mbi të cilën shkruajnë të gjithë poezinë e shpirtjes së tyre, ku të gjithë kridhin ndjenjat delikate që pluskojnë mbi vërshimin e butë që krihet nën shelgje dhe hapërdahet nën dehjen e syve që e shohin, pllaçurit ritmikën e rremimit të lopatave dhe shigjetimin e varkave që shkojnë e vijnë.

Albert Vataj

 

SHKARKO APP