Benet Beci: Në dy nga plazhet publike në Velipojë, Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion të qytetarëve çadra falas
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, në kuadrin e premtimeve të mbajtura dhe përkushtimit që pushteti vendor i ofron një sezoni pushimesh të qeta dhe me sa më shumë mundësi për të gjithë, ka bërë prezent se “Në dy nga plazhet publike në Velipojë, Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion të qytetarëve çadra falas.”
Duke vijuar, Beci në postimin e tij shton se:
“Rrugëkalimet miqësore me mjedisin, ia lehtësojnë mbërritjen në plazh veçanërisht prindërve me fëmijëve të vegjël e me karroca, të moshuarve e personave me aftësi ndryshe.
Kemi ende shumë punë për të përmirësuar kushtet e plazhit për qytetarët, po punojmë çdo ditë për këtë qëllim.”