Benet Beci: Nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” pas ndërhyrjes së plotë infrastrukturore
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e fazës finale të punimeve në rrugën “Don Bosko”, një projekt që shënon një tjetër hap drejt modernizimit të infrastrukturës së qytetit. Pas një pune intensive në rrjetin nëntokësor, mjetet e rënda kanë nisur shtrimin e asfaltit, duke i dhënë formë përfundimtare këtij aksi të rëndësishëm.
Ky investim vjen si një ndërhyrje e plotë dhe e menduar në detaje. Përpara se të mbërrihej te procesi i asfaltimit, në rrugën “Don Bosko” është punuar për ndërtimin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, trotuaret e reja dhe sistemin e ndriçimit. Sipas kryebashkiakut Beci, ky proces garanton jo vetëm një pamje të re, por mbi të gjitha siguri, funksionalitet dhe një standard shumë më të lartë jetese për banorët e zonës dhe kalimtarët./J.H/
KOHA JONË SONDAZH
A të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Vota totale: 30314

