Benet Beci: Një bisedë e këndshme me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka pritur në zyrën e tij disa nga gjyshërit dhe gjyshet e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër.

“Një bisedë e këndshme me ta për mënyrën se si e shohin qytetin dhe zhvillimin e tij”, ka shkruar ndër të tjera Benet Beci në postimin në Facebook.

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Mikprita në zyrën time disa nga gjyshërit dhe gjyshet e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër.
Një bisedë e këndshme me ta për mënyrën se si e shohin qytetin dhe zhvillimin e tij.
Me Fatjonin dhe Mirsadin folëm edhe për veprimtarinë që do të organizohet enkas me rastin e 1 Tetorit, ditës ndërkombëtare të të moshuarve.
Shumë domethënëse dhurata e tyre: një simbol i Shkodrës, siç është biçikleta, e punuar nga vetë ata.
Faleminderit për të gjitha!

Swiss Digital Mobile Reklama

j.H

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?