FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Benet Beci: “Offline për një ditë”, premierë për fëmijë në Teatrin “Migjeni”

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një njoftim mbi një projekt të ri artistik që vendos fëmijët në qendër dhe teatrin në shërbim të tyre.

Bëhet fjalë për premierën “Offline për një ditë”, e cila do të vijë së shpejti në Teatri Migjeni. Shfaqja është një projekt artistik i shkruar nga Gjovalin Kolaj, me regji nga Drande Xhaj, e vlerësuar me titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmijët në qendër, teatri në shërbim të tyre. 🎭✨
“Offline për një ditë” vjen si premierë për fëmijë në Teatrin “Migjeni”, një projekt artistik i shkruar nga Gjovalin Kolaj, me regji nga Mjeshtre e Madhe Drande Xhaj dhe me pjesëmarrjen e fëmijëve të grupit të aktrimit të QKF “Kujtim Alija”.
Një komedi bashkëkohore që, përmes humorit, na fton të reflektojmë mbi marrëdhënien me teknologjinë dhe rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë.
Një ditë larg ekranit, më pranë lojës, skenës dhe njëri-tjetrit.
Së shpejti në Teatrin “Migjeni”… 🎭✨

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?