Benet Beci përgjigjet me ironi shkodrane atyre që thonë se “ka dhënë dorëheqjen”
Benet Beci ka reaguar me ironi ndaj disa mediave të cilat kanë shkruar se “Benet Beci ka dhënë dorëheqjen” pasi u thirr në SPAK. Me ironi shkodrane Beci shkruan në facebook: “Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët”.