FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërndante kokainë dhe kanabis në Lushnje, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike. 36-vjeçari O. H. sipas policisë, shpërndante kokainë dhe kanabis në Lushnje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, në ngarkim të shtetasit O. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?