Benet Beci pret kampionin Franko Burraj pas medaljes së artë në Monako
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka pritur në zyrën e tij atletin shkodran Franko Burraj, për ta përgëzuar personalisht pas suksesit të tij në arenën ndërkombëtare.
Burraj u shpall fitues i medaljes së artë në disiplinën 400 metra në European Challenger Championships në Monako, një rezultat që vjen si arritje e rëndësishme për sportin shqiptar dhe për qytetin e Shkodrës.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe trajnerët e tij, Bruno Rrotani dhe Albert Marashi, të cilët kanë kontribuar në përgatitjen dhe zhvillimin sportiv të atletit.
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

