Benet Beci: Së shpejti nis ndërtimi i pallateve sociale në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i pallateve sociale për familjet në nevojë. Projekti, i realizuar në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, parashikon ndërtimin e 7 pallateve dhe synon të ofrojë strehim dinjitoz për qytetarët që kanë më shumë nevojë.

Postimi i plotë:

Ndërtimi i pallateve sociale për të pastrehët do të nisë shumë shpejt në Shkodër, si një investim i drejtpërdrejtë për familjet që kanë më shumë nevojë për strehim.
Takova Drejtorin e Entit Kombëtar të Banesave, Besmir Hysa, së bashku me ekipin e tij, ku u konfirmua se jemi në fazën përmbyllëse të projektit të përbashkët ku parashikohen ndertimi i 7 pallateve për strehim Social.
Shkodra është ndër përfitueset e këtij programi, një tjetër hap konkret drejt garantimit të strehimit dinjitoz dhe mbështetjes reale për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?