Benet Beci: Sheshi pranë Universitetit të Shkodrës po rikthehet në dinjitet

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur se ka nisur rikualifikimi i hapësirës pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës, pasi u hoqën objektet që kishin zaptuar zonën publike. Sipas tij, puna po vijon për ta kthyer këtë shesh në një hapësirë të rregullt dhe të denjë për një institucion që formon brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Universiteti i Shkodrës është një nga krenaritë e këtij qyteti dhe hapësira përreth Rektoratit të tij nuk mund të jetë e lënë në rrëmujë.
Pas heqjes së objekteve që kishin zaptuar këtë hapësirë publike, puna po vijon nga të katër anët për ta rikthyer këtë shesh në dinjitetin që i takon. Një hapësirë më e rregullt, më e hapur dhe më e denjë për një institucion që formon brezat e së ardhme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?