Benet Beci: Shkodra shkëlqen në Festivalin Kombëtar të Shkencës me çmime dhe suksese
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një tjetër lajm pozitiv për arritjet e të rinjve në qytet, duke vlerësuar sukseset e shkollave në arenën kombëtare të shkencës.
Sipas tij, Gjimnazi 28 Nëntori është ngjitur në podium duke fituar Çmimin e Dytë në Festivali Kombëtar i Shkencës, një arritje që dëshmon nivelin dhe përkushtimin e nxënësve dhe stafit pedagogjik.
Postimi i plotë:
Krenari që flet vetë për rezultatet! 🎉
Gjimnazi “28 Nëntori” ngjitet në podium me Çmimin e Dytë në Festivalin Kombëtar të Shkencës. 🏆
Ndërsa në të njëjtën skenë suksesi, Çmimi “Vajza në STEM” i takon shkollës austriake “Peter Mahringer”. 👩🔬✨
Shkodra nuk ndalet së prodhuari mendje të ndritura dhe histori suksesi. ❤️
KOHA JONË SONDAZH

