Benet Beci uron besimtarët për Natën e Madhe të Kadrit

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, përcjell një mesazh urimi dhe reflektimi me rastin e kësaj nate të shenjtë.

“Në këtë Natë të Madhe të Kadrit, një nga netët më të shenjta të muajit të Ramazanit, uroj që lutjet, sakrifica dhe agjërimi i çdo besimtari të pranohen.
Le të jetë kjo natë një moment reflektimi, paqeje dhe mirësie për të gjithë, duke na kujtuar se vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit janë ato që na bëjnë më të fortë si shoqëri.
Urime dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët.”, shkruan Beci në postimin e tij në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?