Benet Beci uron “Drekën e mirë!” nga Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Shkodrës i frekuentuar nga pushues familjarë, më të cilën kryebashkiaku, Benet Beci zgjedh të uroj “Drekën e mirë!” përmes një publikimi në rrjetet sociale shkodranët dhe krejt adhuruesit e Liqenit, ka ken dhe ka mbet një prej atraksioneve më të rëndësishme të Shkodrës, një shënjim në hartën e hireve dhe dashurive, e poezisë dhe kompozimeve, idilikës dhe tragjedisë, por një cak ku ndal koha dhe tregon se këtu nën këtë vërshim ku sot lahen të shkujdesur fëmijët e epikës IA apo nanoshkencës, këtu hidhte rrënjë një prej qytetnimeve, me të hershme, me cilat Shkodra përfaqësohet e Shqipëria krenohet.

Asht afër dhe i freskët gjithmonë, Liqeni. Për peshkim e për tu sodit, për t’u taku me shpend migratorë dhe për t’u magjeps me peshqit që ladrojnë krejt në sipërfaqe, si në një spektakël komunikimi me ëndjen a tyne, që e duan të gjallë natyrën, të bukur dhe të dlirë komunikimin dhe të patëdytë përvojën.

Me këtë postim, kryebashkiaku nuk tregon vetëm të dielën shkodrane në Liqenin e Shkodrës, por edhe dashurinë e pakëmbyeshme me asnjë tjetër të atyne që jetun dhe u rritën, u thinjën e përmallohën, edhe kur liqeni del nga shtrati e mësyn lagjet e qytetit, për me kujtu ndoshta të shkumen, që asht ende e paharruar dhe sensin e humorit, me të cilin shkodranët i kanë bërë qëndresë si armikut e hordhive prej gjithkahesh, njashtu edhe natyrës, tue ba humor e te thur bejte: “Kiri, Kiri, xhevahiri, shkon i jati vjen i biri”, për Drinin e Bunën është fjala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse venecia shqiptare, Shkodra ka bashkëjetu dhe asht madhënu me Liqenin si dhe Parisi me Senën, Londra me Tamizin, Rusia me Danubin, etj., pa arteriet e së cilave, shpesh kapriçoze, asnjëra prej këtyne madhështive nuk do të mund të shkëputej, sepse ka lindun, po jeton e do të vijojë të jetë në simbioz, më këto vërshime që zbresin nga lart për të sjellë bashkë me qiellin dhe kreshtat epike, edhe limfën e jetës, edhe arsyen për t’u kredh në freskinë e ujnave të tij, në një ditë gushti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albert Vataj

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?