Benet Beci uron Spiropalin për postin e ri: E di që do të jesh një luftëtare për Shkodrën në parlament si gjithmonë

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci shkruan në Facebook: 

Duke uruar çdo koleg e drejtues në qeverisje për detyrën e re që iu bë publike nga kryeministri, z. Edi Rama, gjatë kongresit të Partisë Socialiste, dua të veçoj miken time Elisa Spiropali.
Shumë suksese në përgjegjësinë e re e shumë faleminderit për çdo kontribut në qarkun e Shkodrës! Shumë faleminderit edhe për çdo “leksion partie” që është dashur të më japësh, në këto kohë që po punojmë bashkë.😊
E di që do të jesh një luftëtare për Shkodrën në parlament si gjithmonë. 🙏
Të shkoftë mbarë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?