Benet Beci: Vëmendje dhe prioritet për Kalanë e Rozafës
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka theksuar rëndësinë e veçantë që i jepet trashëgimisë kulturore të qytetit, duke vendosur në qendër të vëmendjes një nga simbolet më të fuqishme historike të tij – Kalanë e Rozafës.
Postimi i plotë:
Vëmendje dhe prioritet për Kalanë e Rozafës, simbolin e Shkodrës.
Një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore hyn në një fazë të re zhvillimi përmes projektit “Rijetëzimi i Kalasë së Shkodrës”, i financuar nga BERZH dhe Bashkimi Evropian, me implementim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ky projekt synon transformimin e kalasë në një hapësirë të gjallë kulturore, turistike dhe edukative, duke përmirësuar infrastrukturën dhe aksesin, duke ruajtur njëkohësisht me rigorozitet vlerat historike dhe arkitektonike.
Në këtë kuadër është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për realizimin e këtij projekti strategjik.
KOHA JONË SONDAZH

