”Bëni kujdes nga temperaturat e larta”, Brataj: 10 mijë thirrje për ndihmë tek Urgjenca veç këtë javë

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë ka rritur infarktet, problemet e tjera kardiake dhe një sërë shqetësimesh shëndetësore në popullatë.

Skënder Brataj, thotë se vetëm javën e fundit 10 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare për shqetësime të shkaktuara nga vapa. Më së shumti janë humbje ndjenjash nga i nxehti përvëlues, por dhe probleme kardiake tek pacientët kronikë.

Rritje të vizitave mjekësore raportohet edhe nga 34 qendrat shëndetësore verore, ku 27% të fluksit e zënë turistët e huaj. Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë mjekët këshillojnë të gjitha grup-moshat të reduktojnë lëvizjet në orët e pikut, të qëndrojnë në ambiente të freskëta duke konsumuar sa më shumë lëngje.

SHKARKO APP