Beqaj: 2060 pacientë të trajtuar në qendrën shëndetësore të Velipojës

Prej dy muajsh, kohë kur ka nisur edhe shërbimi i posaçëm shëndetësor për pushuesit në plazhe, si dhe në zonat e tjera turistike malore, Qendra Shëndetësore e Velipojës rezulton të jetë ndër ato qendra që ka edhe numrin më të lartë të pacientëve të trajtuar.

Sipas të dhënave, të bëra publike nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite të realizuar ditën e djeshme në këtë njësi të shërbimit shëndetësor, rezulton se janë trajtuar 2060 pacentë.

Në njoftimin e sotëm për shtyp të MSH-së, bëhet e ditur se kreu i shëndetësisë ka pohuar se deri tani në të gjithë vendin janë mbi 27 mijë pacientë të trajtuar nga stafet mjekësore në qendrat shëndetësore pranë pushuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përgjatë këtyre dy muajve kjo qendër ka përballuar një volum të madh, është një nga 4-5 qendrat me volumin më të madh në të gjithë vendin me 2060 raste për dy muaj. Kurse në të gjithë Shqipërinë, përgjatë këtij harku kohor, kemi arritur në 27160 raste”, theksoi Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, shërbimi shëndetësor nuk është ofruar vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore.

Sipas ministrit Beqaj, pacientë të trajtuar rezultojnë edhe në Theth, Razëm e Tamarë. “Në fakt, dua të falënderoj edhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Shkodrës, sepse në mbarëvajtjen e sezonit turistik, përveç kësaj qendre këtu, ne kemi mbuluar dhe mbështetur edhe turizmin në pjesën malore,” shtoi më tej ai.

“Në Razëm, janë 650 pacientë, që kanë marrë shërbimin shëndetësor, janë 550 pacientë që kanë marrë shërbim në Theth dhe për herë të parë këtë vit hapëm edhe qendrën shëndetësore në Tamarë, ku kanë marrë shërbim 220 pacientë”, u shpreh Beqaj.

Sa i përket rasteve, sipas mjekëve, mbizotërojnë gastroenteritet dhe infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, por në Qendrësn Shëndetësore të Velipojës janë paraqitur edhe raste të tjera të komplikuara.

“Peshën më të madhe e zënë gastroenteritet tek fëmijët, por edhe tek të rriturit. Pastaj, kemi infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore që i trajtojmë këtu në qendrën tonë. Sigurisht, që nuk kanë munguar as rastet e rënda, ku duhet të theksojme se kemi pasur 12 persona me rrezik mbytjeje, por falë ndërhyrjes së shpejtë kemi arritur t’i stabilizojmë dhe t’i dërgojmë në Shkodër për trajtim të specializuar. Raste të tjera, kemi pasur pickime nga merimanga, pickim nga gjarpri në një rast, por falë furnizimit me antivipera, ne kemi arritur t’i trajtojmë dhe mjekojmë këta pacientë,” pohoi mjeku Rexhep Lleshi, ndërsa theksoi se ndihmë mjekësore u është dhënë pushuesve nga Kosova, vendet Skandinave apo Gjermania.

Nga ana tjetër, ministri Beqaj premtoi se vitin e ardhshëm, ky shërbim shëndetësor do të shtrihet edhe në zona të tjera turistike, duke futur edhe njësi të lëvizshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?