Beqaj: Mbikëqyrje administrative kontratës së koncesionarit të dializës

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi se do kërkohet mbikëqyrje administrative kontratës së koncesionarit të Hemodializës. Pas ngjarjes tragjike brenda Spitalit Amerikan ku humbën jetën dy pacientë, Beqaj tha se Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë hetim administrativ.

Sigurisht ne do të shqyrtojmë pjesën administrative të kontratës së Spitali Amerikan ka me Fondin e  Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për shërbimin e hemodializës”, u shpreh Beqaj, ndërsa shtoi se i takon organeve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen. Beqaj theksoi se nga zjarri në Spitalin Amerikan ka humbur jetën një person. “Ka një fatalitet, por do t’ia lëmë organeve të drejtësisë të hetojë shkaqet e kësaj ngjarje”, tha Beqaj.

Ministri theksoi se dy pacientë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe bëhet fjalë konkretisht për autorin e zjarrvënies dhe pacientin tjetër të cilit ai donte t’i vinte flakën. “Dy pacientë ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin mjekimin përkatës“.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tjerët me dëmtime të lehta. Janë të dëmtuar edhe dy infermierë që kanë qenë duke kryer shërbimin ndaj pacientëve. Janë treguar shumë të zotë duke ndihmuar pacientët që të hiqnin pacientët për të dalë jashtë sallës”, tha Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?