Beqaj: Skuadra e Shkodrës e zgjedhur me kujdes, strukturat janë të sistemuara
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj i ftuar në radarin informativ në ABC ka dhënë detaje në lidhje me ecurinë e fushatës zgjedhore në këtë qark.
Beqaj në fjalën e tij ka theksuar se Partia Socialiste ka bërë një punë të mirë në lidhje me strukturimin e strukturave pas largimit të Ditmir Bushatit si drejtues në këtë qark.
Ndër të tjera ai ka theksuar se bashkëpunimi me kryebashkiaken, Voltana Ademi shpesh herë ka sjellë dhe keqmenaxhim dhe pengesa në përmbylljen e projekteve.
“Kryebashkiakja ka sjellë vonesa në investimet siç është ai i bapyss të Shkodrës. Projekti i stadiumit nuk u bë siç duhet pasi bashkia nuk bëri ndërhyrjet e veta. Ndërkohë fondin e miratuar për emergjencat civile nuk e vuri në shërbim pir vetëm kërkoi.
Ne nuk po i bëjmë presion askujt, më gjeni një person dhe ma nxirrni këtu. Unë ju garantoj me përgjegjësi se qoftë unë si përfaqësues i listës apo kandidatët e tjerë apo drejtuesit e partisë që janë në administratë në Shkodër nuk kanë bërë asnjë presion ndaj asnjë punonjësi.
Jemi të gjithë të angazhuar në fushatë zgjedhore.
Është gjë e kapërcyer ku situata politike dhe kryesia atje ka marrë tjetër drejtim. Unë besoj se skuadra që ne kemi në Shkodër është e zgjedhur me kujdes me eksperienca të konsoliduara politike, me përfaqësim të rinjsh po kemi dhe një përfshirje të madhe të rinjsh.
Topalli është një figurë e spikatur dhe dominonte në qarkun e Shkodrës dhe po të kthehemi sot pas dhe të themi se sa e pazhvilluar është Shkodra është dhe përgjegjësia e paraardhësve tanë”, ka thënë Beqaj./abcnews.al