Beqaj: Specializime, së shpejti 18 kuota për kardiologji

Ky takim u organizua nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë, Shoqata e Kardiologjisë Invazive Shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ku ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zv/ministri i Arsimit Arbian Mazniku, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ali Rifatllari, Shef i Shërbimeve, Artan Goda.

Ministri  Beqaj duke iu referuar burimeve të pakta njerëzore për kirurgë dhe kardiokirugë u shpreh se “së bashku me Ministrinë e Arsimit janë duke punuar për të specializuar njerëz në këtë fushe, specializime që do të hapen këtë vit, ku 18 kuota do të jenë në kardiologji, 12 kuota fikse dhe 6 të lira  “. Ndërkaq, Ministri Beqaj u ndal në disa momente kyçe gjatë fjalës së tij. “Sëmundjet vaskulare dhe tumorale janë përcaktuar qartë në programin e qeverisë si dy grup sëmundjet me të cilat ne do të meremi më shumë, pasi kanë prevalencë më të lartë në ditët e sotme’, tha ai. Më tej Beqaj shtoi se “ në shërbimin e Hemodinamikës në QSUT këtë vit,  kryhet një punë 40 % më e madhe si volum pasi kemi mundur të furnizojmë me 40 % me shumë materiale mjekësore”.

“Në korrik qeveria përjashtoi nga tatimi mbi vlerën e shtuar të gjitha pajisjet mjekësore të implatueshme”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zv/ministri i Arsimit, Arbian Mazniku u shpreh se “Shqipëria është pjesë e projektit “Horizon 2020”  dhe kjo tregon hapat e rëndësishme që po bëhen në drejtim të rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndihmesës në mjekësi, si një ndër fushat më avangardë të shoqërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?