Khamenei është gjallë? Ministri i Jashtëm i Iranit ka një thirrje për Amerikën: Ata e dinë ku të na gjejnë
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei mund të ketë mbetur i vrarë nga një sulm izraelit i kryer më herët gjatë ditës së sotme.
”Për aq sa di unë udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është ende gjallë”,-tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në një intervistë me ”NBC News”.
“Nëse amerikanët duan të flasin me ne, ata e dinë ku të na gjejnë”,– shtoi ai, duke pohuar se Teherani po kërkon ulje të tensioneve dhe se është gati të flasë për një marrëveshje sapo të ndërpriten sulmet.

