Beqiri: KLP dhe KLGJ institucione jofunksionale, janë ndarë mes PS dhe PD

Avokati Idajet Beqiri hedh akuza ndaj organeve të reja të qeverisjes së gjyqësorit, duke i cilësuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) si institucione jofunksionale dhe politikisht të kapura. Duke analizuar zanafillën e reformës, Beqiri pranoi se ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi “sistemi ishte i kalbur”. Megjithatë, ai theksoi se procesi i Vettingut prodhoi edhe anomali.

“Vetting-u hoqi edhe njerëz që nuk duhet të hiqeshin. Por pati edhe të tjerë që shpëtuan, ndonëse ishin të korruptuar, sepse gjetën forma dhe mbështetje politike për të shpëtuar”,-u shpreh avokati.

Sipas Beqirit, dështimi më i madh strategjik i reformës ishte mosparashikimi i zëvendësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar. Ai e cilësoi mbështetjen vetëm te Shkolla e Magjistraturës si një “formë të dështuar” që nuk mund ta zgjidhë krizën. ”Kushdo që mendon se sistemi do të mbushet nga Shkolla e Magjistraturës, mendon gabim. Duhet urgjentisht që Parlamenti të bëjë ndryshime në ligjin për rekrutimin”,- apeloi ai. Kritikën më të ashpër avokati e rezervoi për organet drejtuese të sistemit. Ai deklaroi se mekanizmat e kontrollit të drejtësisë janë inekzistentë për shkak të paaftësisë dhe politizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ka “vdekur” sistemi i kontrollit të drejtësisë. Kanë “vdekur” KLP e KLGJ se nuk dinë të kontrollojnë. Nuk e bëjnë se janë të paaftë dhe mënyra se si i drejtojnë kompromentohet ngaqë duan vota. I kanë politizuar, janë ndarë të PS dhe PD. Janë të kapur nga politika”,-deklaroi Beqiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?