FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berat/ 15-vjeçari mbytet në lumë teksa punonte me të atin në arë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në fshatin Orizaj, në Bashkinë e Beratit.

Sipas informacioneve paraprake, një 15-vjeçar, i cili po punonte në arë së bashku me të atin, ka hyrë në lumë për t’u freskuar dhe për t’u larë. Gjatë kohës që ndodhej në ujë, ai dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.

Babai i të miturit ka hyrë menjëherë në ujë në përpjekje për ta shpëtuar dhe ka arritur ta nxjerrë në breg, por fatkeqësisht djali ishte pa shenja jete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe shërbimi i urgjencës, i cili e ka transportuar trupin e pajetë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për një mbytje aksidentale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?