Berat, 2-vjeçari bie nga ballkoni, gjyshja nuk e pa

Një fëmijë i moshës 2 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit pas një aksidenti të ndodhur në shtëpi.

Burimet thonë se fëmija është rrëzuar nga ballkoni i shtëpisë. Sipas dëshmisë së prindërve 2-vjeçari ka qenë duke luajtur kur edhe është afruar tek ballkoni për të marrë lodrën duke rrëshqitur në hapësirën e ballkonit.

Fëmija K.Sh, rreth 2 vjeç, banuese në lagjen “30 Vjetori” ishte së bashku me gjyshen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa gjyshja kërkonte nëpër banesë fëmija ishte në ballkon dhe gjyshja s’ka arritur dot në kohë ta kapë atëherë kur vogëlushi është varur për të kapur lodrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vogëlushi është dërguar menjëherë nga familjaret në Spitalin e Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?