Berat, kamioni përplas për vdekje një nxënës shkolle, ndalohet shoferi

Një fëmijë vetëm 10 vjeç  humbi jetën paraditen e sotme, pasi ai është përplasur nga një kamion, teksa po kalonte matanë rrugës. Aksidenti ndodhi në fshatin Samaticë të  Beratit dhe i mituri, që besohet se po shkonte në shkollë,  teksa tentoi të kalonte rrugën, u përplas për vdekje nga kamioni. Fëmija  u transportua në spital, por pa shenja jete. Policia shkoi në vendngjarje dhe ndaloi  drejtuesin e kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, por mësohet të jetë një 33-vjeçar nga zona ku edhe ndodhi aksidenti. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nëse shoferi ka qenë me shpejtësi, apo ka ndikuar edhe ndonjë pakujdesi e fëmijës, që mund të jetë shkëputur nga të tjerët dhe por pasojë shoferi mund të mos ketë pasur mundësi manovrimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?