Berat, makinat bëhen “përshesh”, 3 të plagosur (Video)

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë.

Policia thotë se në aksident u përfshinë tre automjete.

“Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Ora News - Berat, makinat bëhen "përshesh", 3 të plagosur

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?