Berat, policia ndërhyn në një konflikt midis dy familjeve, plagoset efektivi
Një punonjës i policisë së Shtetit u dhunua dhe u plagos në Berat, duke shënuar kështu rastin e dytë të sulmeve ndaj uniformave blu në krye të detyrës në 3 ditëve.
Tre vëllezër janë arrestuar si autorë të ngjarjes së rëndë dhe një i katërt është shpallur në kërkim.
Në pranga u vunë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, ndërsa në arrati është Armando Marini 46 vjeç .
Policia ndërkohë ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes që rëndë që për pak shkaktoi tragjedi.
Efektivi Julian Xhelilaj sipas njoftimit zyrtar ndërhyri për të qetësuar një konflikt mes vëllezërve Marini me bashkëshortët Albert dhe Olta Mera.
Katër vëllezërit, të njohur si problematikë tentuan ti marrin armën punonjësit të policisë dhe kjo e fundit bëri shkrepje të pavullnetshme.
Ai mori fillimisht ndihmën e parë në Spitalin e Beratit dhe më pas u soll në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, ku bluzat e bardha thonë se është jashtë rrezikut për jetën
Lëndime për pasojë të konfliktit fizike mbetën edhe bashkëshortet Albert dhe Olta Mera, por pa rrezik për jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 14 prillit, rreth orës 20:20.
Ora News ka mësuar se tre vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç janë përdorues të lëndëve narkotike.