Berat/Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv. Manastirliu: Brenda 15 marsit mbyllet procesi për bluzat e bardha

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dje ishin në qytetin e Beratit, aty ku nisi procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe më pas edhe për të moshuarit mbi 80-vjeç. Manastirliu tha se brenda 15 marsit pritet që të përfundojë procesi i vaksinimit për bluzat e bardha.

“Me ardhjen e dozave çdo jave të vaksinave, kemi shtrirë territorin e vaksinimit. Procesi në të gjithë vendin ka ecur mëse miri. Do të kemi 500 infermierë të cilët do të trajnohen në arenën kombëtare, duke filluar nga java tjetër në funksion të planit për vaksinimin”.

Kurse kryeministri Edi Rama tha që periudhën e pranverës duhet ta kthejnë në periudhë të vaksinimit intensiv, që të përfshihet ushtria dhe studentët e infermierisë.

“Jemi optimistë për sigurimin e sasive të tjera të vaksinave në ditët në vijim dhe kthimin e krejt sezonit pranveror në një sezon vaksinimi me intensitet në rritje. Shpresoj që në ditët në vijim të ketë një rritje të sasive të vaksinave. Të përfshijë ushtrinë, studentë të infermierisë, që ta kthejmë këtë pranverë në një periudhë të vaksinimit intensiv dhe që t’ja dalim që të jemi shumë lart se vende të tjera”.

SHKARKO APP