Berberi: Pse ika nga Kushtetuesja
Sokol Berberi ka depozituar në Kushtetuese një letër ku njofton se nuk do të vijojë më punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese që në 15 shtator, duke e argumentuar me përfundimin e mandatit.
Mësohet se letra e dorëheqjes nga gjyqtari Berberi është depozituar në 15 shtator pranë Gjykatës Kushtetuese dhe pasi është pranuar unanimisht në seancë iu është vënë në dispozicion edhe Presidentit të Republikës dhe Parlamentit.
Në një pjesë të tekstit të dorëheqjes që Sokol Berberi ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese, ai ndër të tjera sqaron se: “Në zbatim të Kushtetutës, duke konstatuar mungesë vullneti nga ana e institucioneve qëndrore për të zgjedhur anëtarin zëvendësues, vendosa të jap dorëheqjen. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë më jep një afat të arsyeshëm për të qëndruar në detyrë pas përfundimit të mandatit. Në opinionin tim ky afat ka përfunduar për aq kohë sa nuk shoh vullnet nga institucionet e ngarkuara për përzgjedhjen e anëtarit zëvendësues, ndaj dhe vendosa të dorëhiqem”.
KOHA JONË SONDAZH

