Bëri humor te dera e SPAK-ut, gazetarja Klodiana Lala zbulon pse u thirr Gaz Paja

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori i humorit Gazmend Paja. Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin.

“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten.

Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?