Berisha, Agron Duka dhe humbja në Durrës

 

Nëse ka njeri që e dritheron Vangjush Dakon në Durrës, dhe natyrisht Edi Ramën për këtë qytet, është vetëm deputeti i opozitës Agron Duka. Nuk ka përse të harxhojmë rrjeshta e të lodhim lexuesin, pasi të gjithë e njohin Dukën. E njohin si deputet i PS-së, si ish-ministër i PS dhe si deputet i PR, pra i opozitës. Ai është Agron Duka, njeri korrekt dhe biznesmen që ka respektuar ligjin, pasi edhe kur Berisha e sulmonte si “Duka i krimit” dhe donte ta hante të gjallë nuk kishte ç’ti bënte pasi ligjërisht ishte në rregull me zbatimin e ligjit. Ai është po ai që ka  qenë; durrsak i kudondodhur gjithëkujt në hallet e njërëzve dhe me fuqinë e ndryshimit. Natyrisht ai nuk është “Skenderbeu” që zgjidh me shpatë gjithçka, porse nëse  ai ka ndryshuar pozicionet politike e verteta mbetet se kanë qenë të tjerët që kanë ndryshuar apo lëvizur në raport me Dukën dhe me ambicjet e tija për qytetin bregdetar. Edhe ai vetë kështu thotë se “kam Durrësin prioritet e jo partitë”.

 Sondazhet tregojnë se nëse PD dhe opozita mund të fitojnë një bashki të madhe pas Tiranës, sepse kryeqytetin nuk e fitojnë dot, është ajo e Durrësit. Por në qytetin bregdetar është një  kryetar që rikandidon me emrin Vangjush Dako i PS-së, që duhet pranuar se ka bërë ndryshime dhe punë në Durrës. Mos harroni se ka edhe qeverinë nga pas për ta ndhimuar në investime.

Nëse duan që të ecin me shpejt punët në qytetin bregdetar si dhe nëse opozita do të ketë shansin e fitimit të kësaj bashkie të madhe, bile të një qyteti shumë të të rëndësishëm, mbetet Agron Duka. Por PD ose më saktë Sali Berisha janë kundër kandidaturës së tij. A është parimi i Berishës se nuk mund të mbështesë një kandidat që dikur e ka quajtur “Duka i krimit”? Por kjo nuk besohet më në vitin 2015 kur asnjë parim nuk ka mbetur në selinë blu, ndërkohë që në parlament ka mbi 15 deputetë me CV kriminale e diku tek 5 deri në 7 emra janë nga rradhët e opozitës së sotme. Dhe janë me firmën e Sali Berishës! Pra parim nuk ka këtu, e në këtë rast. Që të ketë emër tjetër opozita, i cili merr vota djathtas , por në një masë jo të vogël edhe majtas, nuk ka deri dje nga selia blu. Nëse e nxjerrin sot në mesditë në selinë blu le ta shikojmë, por nuk ka realisht sepse do të kishte dalë në publik. Këto janë zgjedhje në thelb administrative dhe qytetarët duan të votojnë një emër që u bën punë dhe mbetet derëhapur për këdo. Natyrisht që këto zgjedhje do të marrin pas datës 21 qershor ngjyrim politik e do të ketë deklarata politike, edhe këtë e dijmë pasi kemi eksperiencën e këtyre 24 viteve. Të ishte se në PD nuk dikton më Berisha, edhe mund të besonim se ka ardhur një frymë e re politike, që megjithë emrin e mirë të Lulzim Bashës si lider europian, përsëri hija e rëndë e Berishës, sillet kudo koridorëve të PD-së.

Agron Duka e tha të enjten tek emisioni i Fevziut se përderisa më pranuan në opozitë kur kishin nevojë për të  si dhe me votat personale nxori edhe një deputet të PD-së në Durrës, pra është kërkuar indirekt falja nga PD si “Duka i krimit”. Ndaj edhe kjo bie si logjikë, sipas tij.

Problemi që ka filluar të ziejë nëpër koridoret e PD-së është se Tiranën nuk e fitojnë,prandaj duhet Durrësi me një njeri militant të Berishës,sepse do punësohen njërëz që janë besnikë të ish-kryeministrit. Por Durrësi është një bastion i madh i biznesit shqiptar e ku është edhe porti më i madh shqiptar. Agron Duka nuk u hap derën këtyre emërimëve militante, nuk jep leje ndërtimi biznesmenëve që duan të ndërtojnë, porse milionat e eurove duhet ti dorëzojnë në selinë blu për të përballuar  fushatën e vitit 2017, kohë kur do të jenë zgjedhjet parlamentare.  Bashkitë kryesore përherë janë përfshirë , padrejtësisht, si bastione e suport të PD e PS. Kështu ka bërë Edi Rama kur ishte kryetar Bashkie e mbante PS-në me anë të Bashkisë dhe po kështu po bën Lulzim Basha me Bashkinë për suportuar PD. Ndaj e duan Bashkinë e Durrësit si financuese të selisë blu, kur të mbesin edhe pa Tiranën.

Në PD e dijnë se po rrezikojnë shumë edhe me Durrësin, duke mos e fituar me një emër tjetër, pra jo  me Dukën. Por duan një emër që t’ju hap telefonin selisë blu edhe në mesnatë, apo të vrapojë me nxitim kur ta thërrasin për të dhënë euro për të mbajtur partinë në opozitë. Agron Duka nuk e bën këtë, pikërisht atë që ato duan . Ndaj kanë filluar të nxjerrin “Dukën e krimit” nëpër media, ndërkohë që janë dy vite që e kanë deputet të opozitës dhe nuk paska qenë deri tani ai “Duka i krimit”, por një “Dukë” tjetër!

Agron Duka nëse nuk kandidohet është kjo arësye që thamë e jo ajo që kanë përfolur nëpër media. Vangjush Dako ka filluar darkat e festës që tani, nëse nuk kandidon “Duka i krimit” !

 Nëse duan durrësakët një fushatë debati, dueli, por edhe ekselence në kulturë përballje janë : Vangjush Dako dhe Agron Duka.

Në të kundërt  gjërat janë në sensin e pazarëve për ta mbajtur PD-në me “bukën” e Durrësit !

SHKARKO APP