Berisha, akuza të forta: Autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS, hakera qeveritarë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta, se pas sulmit ndaj sistemit TIMS pak ditë më parë në vendin tonë, qëndrojnë hakerat qeveritarë.

Berisha thotë se sistemi TIMS u sulmua për të zhdukur lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin.

Jemi në një moment në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë pasi paralajmëron kështu kontingjentet e delikuentëve të saj se janë në ndjekje policore dhe ata për të shpëtuar duhet të largohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë informoj se nga data 15 korrik nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha të tjerat janë mashtrime. Sistemet janë në mëshirën e atyre që po i sulmojnë dhe shkatërrojnë. Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakerat qeveritarë për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve, deputetëve me grupet kriminale, udhëtimet e tyre të përbashkëta të cilat janë një provë e pakontestueshme e bashkëpunimit të krimit me politikën. Kurse nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz tërësisht në duart e krimit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari kriminale, shtetërore. E kam të qartë se hakerat iranianë sulmuan portalin e-Albania. Por absolutisht të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm. Se sistemet digjitale shqiptare u shkatërruan nga kombinime hakerash qeveritarë”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?