Berisha: Askush nga jashtë nuk do të na i zgjidhë problemet, përballje shesheve deri në fitoren e PD
Sali Berisha i kërkon qytetarëve të Tiranës që të ngrihen në protesta, për rrëzimin e qeverisë. Thirrjen kreu i PD-së i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët e Laprakës në Tiranë, ku tha se opozita dhe qytetarët duhet të përballen në sheshet e Tiranës me qeverinë Rama, të cilën ai e cilëson si një regjim. Berisha shtoi edhe se nuk do të vijë askush nga jashtë Shqipërisë që t’i zgjidhë problemet popullit shqiptar, prandaj sipas tij, e vetmja rrugë ishte përballja.
Pjesë nga fjala e Berishës:
E keni dëgjuar. Ka 3-4 muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës. Mesazhe të tilla ka marrë Maduro gjersa e çuan atje ku duhet. Merr presidenti i Kolumbisë, merr RamaDuro i Shqipërisë. Pse e thashë këtë? Ia dolëm. Ua them unë juve. Edhe para tre muajve, kishte diplomatë që u thoshte deputetëve tanë, le të flasë se do isha sa të dojë, po s’ia beson kush atij narkoshtetin e atij.
Po ç’kisha unë? Po mbroja veten time unë, po mbroja interesat e vendit tim. Po ja tani që narkoshteti i Tiranës është bërë problem edhe për Europën edhe për botën. Nuk tërhiqemi ne. Pse e bëra këtë analizë? E bëra këtë analizë, se tani kemi ardhur në agun e fitores tonë.
Tani ky regjim që qëndron si kalbësirë në ato zyra, është faktuar se është një regjim krimi, se është një organizatë kriminale. Është faktuar se ka vjedhur dhe vjedh çdo ditë në mënyrë të paimagjinueshme paratë tuaja dhe pasuritë publike. Është faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh normë, nuk njeh moral, nuk njeh standard.
Dhe ajo që është kryesore, është faktuar se boshti i të keqes i të gjitha të këqijave, i të gjitha këtyre të këqijave e ka emrin Edvin Droga, Edi Rama, Rama-duro. Është faktuar se krimi i organizuar nuk i lejon shqiptarët të votojnë. Është certifikuar. Është certifikuar se zgjedhjet në Shqipëri nuk zhvillohen midis partive, po midis shtetit, narkoshtetit dhe partive. Të gjitha këto janë faktuar tani. Tani e drejta është në anën tonë. Guximi është në anën tonë.
Ne jemi në prag të fitores. Dhe ne një lloj siç përmbysëm një diktaturë në vitin ’90, siç përzumë me vota ata që erdhën me rebelim në vitin ’97, do t’i përzëmë nga pushteti, të hapim rrugën e votës së lirë të qytetarëve, e fitores së opozitës. Kjo protestë që organizojmë ne, është e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Miq, ju keni duruar shumë, keni sakrifikuar shumë, keni vuajtur shumë. Por sot ka shpresë. Sot kemi arritur ato që dy vite më parë nuk i mendonit. Sot e drejta është në anën tonë. Sot shpresa e vetme e shqiptarëve jemi ne, është Partia Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

