Berisha: Bandat kriminale do ti shpallin organizata terroriste, qytetarët do ta fitojnë betejën

Sali Berisha paralajmëron organizatat kriminale që të mos prekin votën e shqiptarëve, pasi do t’i presin duart e zeza me gërshërët e ligjit. Berisha tha se bandat kriminale do ti shpallin organizata terroriste, pas të tilla janë.

”I garantoj organizatat kriminale se duart e tuaja të zeza mbi votat e shqiptarëve do priten me gërshërët e ligjit. Do ti shpallim organizata terroriste ashtu siç jeni dhe e meritoni. Qytetarët do ta fitojnë betejën, kurse ju do keni vrimën e miut bashkë me Edi Ramën”.

Ai kërkoi që këtë fushatë për zgjedhjet e 11 majit ta shndërrojnë në fushatën e shpresës për të shpëtuar Shqipërinë. ”Ndaj dhe ne këtë fushatë ta shndërrojmë fushatën e misionit tonë të madh, e dialogut me cdo qytetar shqiptar, ta shndërrojmë fushatën e bindjeve, e guximit dhe shpresës për të shpëtuar Shqipërinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?