Berisha: Bushit ia morën pistoletën dhe vulën dy prostituta

 

Pas lajmit të raportuar në media se kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi i paska humbur vula zyrtare e Bashkisë dhe pistoleta, ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se e ka zbardhur ngjarjen.

Sipas tij, një inspektor dixhital e informon se kanë qenë dy prostituta ato që ia kanë marrë pistoletën dhe vulën.

“I nderuar z Ishkryeminister. Nga inf.nje qind per qind te sigurta para ca ditesh kryetarit te Bashkise Kruje, Artur Bushit, dy prostituta ne nje hotel i kane marre pistoleten dhe vulen zyrtare te Bashkise Kruje, sepse ka refuzuar t'i paguaje. Por Arturi nga turpi e ka denoncuar kete ngjarje ne polici sikur gjoja i kane thyer xhamin e makines dhe ia kane marre brenda ne makine, persona qe gjoja nuk i ka pare,por e verteta eshte se ia kane mare prostitutat dhe kete ngjarje e ka mbajtur te fshehur Policia. Miqesisht S.E.!”, citon Berisha t'i kenë shkruar në FB

SHKARKO APP