Berisha deklaron: Kur të vijmë në pushtet çdo shqiptar do të fitojë minimumi 220 euro në muaj

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga dritarja e shtëpisë së tij se “Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë që të mos marrë minimumin jetik 220 euro në muaj.

Është jetike është emergjencë një shpërndarje e re e të ardhurave në Shqipëri dhe për shqiptarët.

Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike beson se përgjysmimi i taksave është rruga për të nxitur inisiativën e lirë të shqiptarëve. Çdo njeri që dëgjon këto premtime, me të drejtë do të shtrojë pyetjen, ku do i merrni paratë? Ua them këtu me bindje absolute se paratë ekzistojnë por ato vidhen vidhen dhe vetëm vidhen”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu demokrat tha se KLSH ka gjetur se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 93 miliardë lekë, pra 930 milionë euro, të mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%.

“Vjedhjet e kësaj bande, Edi Ramës, Erion Velisë, qeveritarëve të tij, tejkalojnë imagjinatën. Unaza e Tiranës, 27 km gjithsej, 3 km të përfunduara në vitin 2013, pra 24 km, në 11 vite është ndërtuar rreth 1 km e gjysëm në vit, sepse Edi Rama, njëlloj si kundër dikur jepte leje pallatesh vetëm për një shkallë dhe shkallën tjetër duhet të paguaje ryshfetin si për të parën edhe tani i copëton i copëton i copëton vetëm e vetëm të vjelë maksimumin e ryshfetit”,- tha Berisha.

Me sa duket Berisha do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025. Se si do ti sigurojë këto para në buxhet, Berisha nuk e sqaroi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?