Berisha del në studio pas 11 muajve në izolim: Ti s’ke mundësi të ecësh

Sali Berisha ka zgjedhur studion e ”Open” për të dhënë intervistën e parë pasi GJKKO i rrëzoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Përballë gazetarëve, Erl Murati, Agim Baçi dhe Mentor Kikia, Berisha tha se qëndrimi në 1 vit arrest shtëpie është privim lirie.

”Ti s’ke mundësi të ecësh, përtej hapësirës së banesës. Procesi ndaj Sali Berishës është më i shëmtuari që pas Luftës së Dytë Botërore në Europë dhe këtë do e provoj, është vetëm fillimi”, tha Berisha. Kryetari i PD-së tha se në politikë je i detyruar t’i llogarisësh të gjitha.

”Nuk më shkonte mendja se në Shqipëri do të vendosej një narko-diktaturë që do të kulmonte me burgosje dhe ndjekje politike të 3 liderëve të opozitës, marrje mandatesh deputetësh e kështu me rradhë. Diktatura më e keqe është diktatura e bandës, që nuk ndjek asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë”, tha Berisha. Ai tha se në çdo orë të lirë kam lexuar. ”Kam shkrojtur gjëra të lidhura dhe të palidhura me këto”, tha Berisha. Ish-kryeministri theksoi se nuk i ka munguar noti gjatë qëndrimit në banesë, por ajo që e ka pasion është ecja.

SHKARKO APP