Berisha denoncon me qytetarin dixhital: Elidon Lafetën e vrau Shullazi
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të denoncojë online të gjitha akuzat që i vijnë nga njerëz të ndryshëm, që ai i quan ‘qytetari dixhital’.
Berisha thotë se një qytetar i ka shkruar duke thënë se Elidon Lafetën, i vrarë në vitin 2013, e ka ekzekutuar Emiljano Shullazi.
“Pershendetje z.Berisha, kohët e fundit, të gjithë policët dinë jashtëzakonisht shumë për Shullazin, por kerrkush s’guxon me folë, të gjithë e dinë që ai vrau Elidon Lafeten ose siç njihej ndryshe Elio Bendon dhe nga vrasja e tij mori forcërisht dy katet shtesë te pallatit në zonën e Parkut. Shullazi kercenoi dhe gjobiti edhe Bardh Plakun, këtë me dy kusherinjtë e tij që banojnë në Farkë. Zotëri, ai nuk është thjesht një kriminel, por ka një ushtri të vërtetë, emrat e të cilëve une per shkak te detyres i disponoj dhe do t’i dërgoj në një listë shumë shpejt”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/591166967710881/?type=3&theater
KOHA JONË SONDAZH

