Berisha dha porosinë e re: Turruni TikTok-ut!

Në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një nga porositë më të veçanta politike të kohëve të fundit: drejtuesit e PD-së duhet t’i turren TikTok-ut.

Jo më vetëm mbledhje strukturash, takime me degët, dalje në terren apo përballje politike derë më derë. Tani beteja duket se zhvendoset edhe në ekranin e telefonit.

Berisha u tha drejtuesve demokratë se nuk mund të thonë më “ç’më duhet mua TikToku”, pasi një pjesë e madhe e elektoratit informohet pikërisht aty. Sipas tij, teknologjia, inteligjenca artificiale dhe rrjetet sociale janë sot kusht për modernizimin e partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri këtu, gjithçka është normale. Çdo parti moderne duhet të jetë aktive në rrjetet sociale. Problemi nis kur TikToku rrezikon të shndërrohet nga mjet komunikimi në strategji politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse PD-së nuk i mungojnë vetëm videot. I mungojnë votat.

Nuk i mungojnë vetëm klikimet. I mungon zgjerimi i bazës elektorale.

Nuk i mungojnë vetëm ndjekësit në rrjet. I duhen njerëz që të besojnë se kjo parti mund të rikthehet realisht në pushtet.

Prandaj pyetja pas Këshillit Kombëtar është e thjeshtë: drejtuesit e PD-së do t’i turren qytetarëve apo TikTok-ut?

Natyrisht, mund t’u turren të dyjave. Por nëse zgjedhin vetëm të dytin, mund të fitojnë shumë “views” dhe shumë pak vota.

Në politikë, algoritmi të bën viral.
Por qeverinë ende ta jep votuesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?