Berisha dhe Halimi ishin në djeni për Vollgën
Konflikti i ish-hotel “Vollga” në Durrës nuk ka lindur që në momentin kur Emiljano Shullazi është bërë pronar i një pjesë të kësaj pasurie apo kur kompania arabe “Saudi Brothers Commercial Company” ka rifituar pasurinë, por ka qenë më e thellë se kaq.
Madje për këtë konflikt ka dijeni të plotë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi si dhe ish-drejtues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar disa dokumenta ku Sali Berisha është vënë në dijeni nga kompania “Saudi Brothers Commercial Company” lidhur me kërcënimet dhe parregullsitë që ishin bërë për tjetërsimin e ish-hotel Vollga, duke i kërkuar të zgjidhë çështjen në mënyrë ligjore,gjatë kohës kur ishte kryeministër.
KOHA JONË SONDAZH

