Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:59 Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League Humbja ndaj Bournemouthit komplikon objektivat e Milanit në Europa League. Gabimet individuale, mungesa e reagimit dhe zgjedhjet taktike të Ruben Amorimit ngrenë pikëpyetje për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Berisha dhe Meta firmosin marrëveshjen për zgjedhjet e 14 majit: Do të goditet direkt Edi Rama

Berisha dhe Meta firmosin marrëveshjen për zgjedhjet e 14 majit: Do të goditet direkt Edi Rama

Aktualitet
E enjte, 27 Tetor 2022 12:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas firmosjes së marrëveshjes, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë dalë në një konferencë për mediat, ku kreu i PD-së u shpreh:

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 11 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 11 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 11 orësh

“Moment historik që shënon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurt të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri, këtë moment që çel rrugën për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë që meritojnë që pasqyron vlerat, shpirtin dhe moralin e tyre, dhe njëlloj për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit Parlamentet e vërteta. Për t’i dhënë Triranës një Parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mborjtjen e interesave të qytetarëve. Por me fjalë të tjera për të arkivuar në plehrat e sharrës Veliajn, i cili në çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt Edi Rama.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu bindjen se opozita do të jetë fituese në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend.

“E konsideroj me bindje të plotë historike. Marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë dhe rivendosjes së pluralizmit politik dhe llogaridhënies. I vendos të dyja partitë në drejtim të garantimit të demokracisë direkte për qytetarët shqiptarë. Referendumet, primaret, transparenca do të bëjnë të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që i ka të gjitha mjetet për të dënuar të gjithë ata që abuzojnë.

Angazhimi ynë madhor, si parti për sa i takon ushtrimit të së drejtës kushtetuese të referendumeve, ka marrë sot një mbështetje shumë të madhe. Për këtë falënderoj edhe një herë Doktor Berishën dhe Partinë Demokratike.

Do të marrin fund një herë e përgjithmonë “bunker bashkitë”, simbol i nëpërkëmbjes së qytetarit dhe shtypjes së tij. Edhe një herë tjetër dua të shpreh bindjen se kjo është një marrëveshje që do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar deri tani qytetarëve. Shpreh bindjen më të plotë në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend. Vite pushtet absolut kanë qenë kaq shumë që qytetarët e Shqipërisë të kuptojnë se s’kanë ç‘presin më nga Edi Rama”, tha Meta.

Pikat kryesore të marrëveshjes ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023

Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:

-për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;
-të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor;
-të shpopullimit masiv dhe tragjik;
-të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;
-të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.

Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

Vendosin:

Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.

Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat.

Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.
Për Partinë Demokratike

Sali BERISHA
Kryetar

Për Partinë e Lirisë

Ilir META
Kryetar

Tiranë, 27 Tetor 2022

Etiketat e lidhura

14 majBerishamarrëveshjemetazgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 6 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 10 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 12 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.