Berisha: Edi Rama urren Xhelal Mziun e Kamzës!

 

Sot pasdite, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës, e cila vendosi dënimin me dy vite burg për kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Në një status në rrjetin social, “Facebook”, Berisha shprehet se, Edi Rama me urrejtjen e tij të pakontrolluar patologjike, hakmarrjen primitive ia doli të dënojë me burgim, për një çështje pa asnjë bazë ligjore, por me themel kryekëput politike kundërshtarin e tij, Xhelal Mziun.

“Te dashur miq, me urrejtjen e tij të pakontrolluar patologjike, hakmarrjen primitive, Edi Rama ia doli të dënojë me burgim, për një çështje pa asnjë bazë ligjore, por me themel kryekëput politike kundërshtarin e tij, Xhelal Mziun.

Rama, me fiksimet e një të sëmuri psiqik urrente për vdekje Xhelal Mziun, për fajin e vetëm të tij se, ai si kryetar bashkie, Kamzën nga një zonë kaotike rurale e urbanizoi dhe e shndërroi në qytetin e 6-të më të madh të vendit.

Rama urren për vdekje Mziun, sepse ai ndërtoi, rindërtoi, asfaltoi bulevarde, rrugë, rrugica, kanalizime, ujësjellës, rrjet elektrik në këtë qytet, tre herë më shumë sesa vetë Rama në tre mandate në kryeqytetin e vendit”, shkruan Berisha duke risjellë në vëmendje, sipas tij punën e jashtëzakonshme që kryebashkiaku Mziu ka bërë për Kamzën.

“Mjafton të rikujtoj këtu gjendjen e paimagjinueshme të arsimit në Bashkinë e Kamzës, në të cilën mësimi zhvillohej me tre turne, me orë mësimi 25 – 30 minuta. Gjatë dy mandateve në Kamzë të Xhelal Mziut, u ndërtuan 13 shkolla të reja dhe profesionale, tre herë më shumë se në qytetin e Tiranës gjate tre mandateve të Rames, i cili bllokoi e nuk përdori kredinë e Bankës së Këshillit të Europës me garanci të qeverisë, prej 21 milionë euro, për ndërtim të shkollave, por ju jepte oborret e shkollave për pallate Fidelve të tij.

Edvin Kristaq Rama urren në çdo qelizë të qënies së tij Xhelal Mziu, sepse në një kohë kur Rama rriste taksat për bizneset dhe vendosi 20% si gjobë për ndërtimet, Xhelal Mziu shndërroi Kamzën në një nga bashkitë më tërheqëse për investime të huaja, gjë që bëri që një seri ndërmarrjesh me mijëra e mijëra vende punë të ikin nga Tirana për në Kamëz ku gjenin kushte të favorshme biznesi. Në një proçes pa asnjë provë, apo shkelje të ligjit, me dy akuza pa asnjë bazë dhe tërësisht të stisura, njëra për një tender që dështoi, sepse kompania fituese refuzonte të paraqitej me dokumenta dhe kontratë për tenderin që fitoi dhe tjetra për taksa të vendosura po kësaj kompanie në përputhje të plotë me ligjin, pra me themel çështje kryekëput politike.

Edi Rama, pasi e arrestoi me prokuror dhe gjykatës “alla Troc”, ia doli të dënojë me dy vjet burg kundështarin e tij politik me shpresën e verbër se do mund të fitojë kështu Bashkinë e Kamzës. Xhelal Mziu bëhet kështu i dënuari politik i shtetit policor të rrezikshëm të neo-bllokmenve. Unë kam bindjen më të thellë se me verdiktin e tyre banorët e Kamzës do t'i japin mësimin e merituar Edi Ramës dhe aktit të tij hakmarrës primitiv”, përfundon Berisha postimin e tij të ditës së djeshme.

Ky ishte komenti qe Berisha ka bere ne facebook duke mbrojtur hapur Xhelal Mziun ndonese drejtesia deri ne keto momente e ka denuar , pavaresisht se nuk ka vendim te formes se prere te drejtesise.

SHKARKO APP