Berisha: Edvin Hajduti, mashtrime edhe me vaksinën anti-COVID-19
Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia vazhdojnë me mashtrimet e tyre në menaxhimin e pandemisë së COVID-19. Ata po mbajnë ndaj vaksinës anti-COVID-19, qëndrimin identik që mbajnë ndaj testimeve dhe të sëmurëve me COVID-19.
Nga Sali Berisha
Deri sot testimi i vaksinave në njerëz nga kompani private dhe shtete të ndryshme e OBSH, është në faza të ndryshme deri dhe parapërfundimtare madje për rusët, në fazë aplikimi në popullatë.
Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje me asnjë kompani private, me asnjë asnjë shtet madje as me OBSH për sigurimin në kohë të sasisë së nevojshme për vaksinimin masiv të popullatës kundër COVID-19.
Ata mbajnë këtë qëndrim të papërgjegjshëm dhe nuk duan të bëjnë një parapagesë kapar kompanive private apo shtetërore të vendeve të ndryshme, ndërkohë që në tërësi të gjitha vendet e kanë bërë një gjë të tillë.
Ata nuk kanë firmosur deri sot asnjë marrëveshje me OBSH siç kanë bërë shumica dërrmuese e vendeve të botës për furnizimin e vendit nga kjo organizatë me sasinë e vaksinës anti-COVID, që duhet për mbrojtjen e popullatës nga sëmundja.
Të gjitha deklaratat e tyre të derisotme për sigurimin e vaksinës janë vetëm mashtrime.
Pasojat e këtij mashtrimi do të jenë të mëdha për shëndetin e shqiptarëve. Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia nuk porositin vaksinën në kohë sepse duan të vjedhin me tenderë sekretë, duke e blerë atë me çmime korruptive siç bënë me materialet e tjera anti-COVID.
Nga ky qëndrim, shqiptarët do të jenë të fundit që do të mund të gëzojnë dhe vetëm pjesërisht për kontigjente të caktuara, mbrojtjen nga vaksina. Kurse popullata masivisht do të mbetet e pambrojtur dhe kjo do të dënojë Shqipërinë për të qenë e fundit që do të çlirohet nga COVID-9.
Dënoj me ashpërsi këto qëndrime të papërgjegjshme të dyshes famëzezë, Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia, ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve shqiptarë dhe kërkoj sigurimin e dozave të mjaftueshme të vaksinës anti-COVID-19 për vaksinimin masiv dhe në kohë e falas të qytetarëve shqiptarë.