Berisha flet edhe këtë të premte nga dritarja: Fjala e lirë është antidoti i diktaturave

Në 33 vjetorin e Rilindjes Demokratike, lideri në arrest shtëpi i demokratëve, Sali Berisha ia dedikoi fjalimin e tij pikërisht fjalës së lirë. Berisha u shpreh se regjimet, si synim kryesor kanë vrasjen e fjalës së lirë për të shtënë frikën te qytetarët dhe më tej solli disa raste që nga diktatura deri në ditët e sotme.

“Kjo protestë nuk mund të cilësohet me asgjë tjetër, veçse një protestë e shenjtë. E shenjtë është fjala e lirë. Sot ne jemi këtu në një protestë për fjalën e lirë. Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë Salman Ruzhdie thotë se ajo është gjithçka.

Qeniet njerëzore që nuk kanë fjalën e lirë nuk janë veçse automatë mjeranë të frikës. Pa fjalën e lirë nuk ka mendim, dinjitet. Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Një mbështetje për gazetarët shqiptarë, ata janë parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitetet. Beteja e tiranit nisi kundër gazetarëve. Fjala e lirë është antidoti i diktaturave”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?