Berisha flet pas protestës marshim: Mesazh i madh për miqtë tanë në Europë dhe botë
Sali Berisha i cili pësoi një incident, pasi u lag nga ujë që hodhi Policia, më pas doli te oborri i selisë blu, duke e konsideruar këtë protestë marshim si një fitore të opozitës. Berisha theksoi se përmes kësaj proteste i është dërguar një mesazh i shkëlqyer çdo shqiptari dhe një mesazh i madh për miqtë e Shqipërisë në Europë dhe në botë.
“Heronj të vërtetë jeni! Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti do gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë. I kallët tmerrin dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha.
“Korrëm një fitore tjetër sot. Arritëm një rekord të rri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë s’na ndal ne pa e hedhur Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë”, shtoi kryedemokrati.
KOHA JONË SONDAZH

