Berisha: Gabim i Bashës me parkingjet,por reagoi shpejt

Shumë media dhanë dje lajmin se ishte Berisha ai që e detyroi Bashën të tërhiqej nga dhënia me koncesion e parkingjeve të Tiranës. Por ish kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gaboi që nuk dëgjoi zërin e qytetarëve para se t’i kërkonte këshillit bashkiak dhënien me koncesion të parkingjeve publike me afat kohor 35-vjeçar.  Megjithatë, në intervistën e tij për emisionin “Watching” në ‘Agon Channel’, Berisha përshëndet vendimin e mëvonshëm të Bashës për t’u tërhequr nga kjo nismë, pikërisht për arsyen sa më sipër.

“Ky ishte sigurisht një gabim. Ajo që ishte e gabuar ishte mungesa e një dialogu me qytetarët, por ajo që quhet jashtëzakonisht pozitive, e një kulture të re qytetare, ishte anulimi i tij sapo u konstatua se qytetarët nuk e pëlqenin atë. Dhe kjo sapo qytetarët kishin dyshime se do të rëndonte xhepat e tyre. Nuk mund të bëhej fjalë që qytetari të paguhej tek pallati i tij, por tek lëvizjet e tij nëpër qytet. Ndaj unë e përshëndes vendimin e shpejtë të z. Basha duke e anuluar atë, duke e shtyrë për 5 vitet e ardhshme”, – tha Berisha.

Berisha si mjeshter qe mbetet edhe e hodhi ne treg ate ide, por kur pa se nuk doli mire ia kaloi me marifet ne shpine Bashes dhe prape per ta nxjerre te lare thote se reagoi shpejt. Porse ideja dhe interesi kane qene te kupoles blu e jo direkt te Lul Bashes.

SHKARKO APP