Berisha hedh akuza ndaj SPAK-ut: Mbylli nën ndikim politik dosjen e gjyqtares Gjoka
Sali Berisha thotë se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të mbyllë çështjen në lidhje me gjyqtaren Irena Gjoka me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se ndaj Gjokës ekziston një vendim penal i mëparshëm në Greqi, si dhe raste dëbimi, të cilat nuk janë deklaruar në formularët zyrtarë të dekriminalizimit dhe vetingut. Ai akuzoi institucionet e drejtësisë për fshehje të informacionit dhe për trajtim të diferencuar të këtij rasti, në krahasim me raste të tjera të ngjashme.
Kreu i PD-së pretendoi se institucionet përkatëse kanë ndjekur procedura të zgjatura për verifikimin e një vendimi penal të ardhur nga autoritetet greke dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e trajtimit të këtij rasti nga organet përgjegjëse.
Për të institucionet si Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë ndryshuar qëndrime gjatë procesit dhe kërkoi që dokumentacioni përkatës të bëhet publik. Gjithashtu, ai ngriti shqetësime lidhur me trajtimin e kallëzimeve penale të depozituara në SPAK për këtë çështje, duke kërkuar sqarime mbi procedurat e ndjekura.
KOHA JONË SONDAZH

