Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët
Edhe këtë 28 Nëntor, politika festoi e ndarë. Në sheshin e Flamurit në Vlorë, drejtuesit e PD lokale dhe deputetët që udhëtuan nga Tirana drejt qytetit simbol të pavarësisë, vendosën kurora me lule, pasi përfundoi ceremonia e Ngritjes së Flamurit nga Rama, Begaj e kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Edhe pse një ditë më parë fitoi lirinë, Sali Berisha nuk shkoi në Vlorë për t’i prirë të tijve në ceremoni. Ai u shfaq vetëm online në një aktivitet të organizuar nga demokratët, duke uruar atë që e quajti Festën e Festave për shqiptarët.